Gjykata mbyll në burg italianin, përndiqte prej vitesh diplomaten e Bashkimit Europian në Tiranë

Një shtetas Italian është arrestuar nga komisariati nr. 1 në Tiranë, pasi rezulton se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një diplomate në ambasadën e Bashkimit Europian në Tiranë.

Personi i ndaluar dhe që aktualisht ndodhet në polici, quhet Matteo Gioachin, me kombësi italiane por aktualisht kohët e fundit në Angli.

Gioachin, kishte udhëtuar nga Anglia në Shqipëri vetëm për të takuar dhe krijuar një lidhje intime me zyrtaren e ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë.

Sipas kallëzimit të bërë nga diplomatja Franceska Renzi, Gioachin e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme kur ka qenë diplomate edhe në disa shtete të tjera. Përndjekja dhe shqetësimet e tij kundër saj, kryesisht ndodhnin në ambiente publikë si në rrugë dhe në bare.

Por nuk mungonin dhe shqetësimet përmes telefonin dhe adresës së E-Mailit.

Sipas kallëzueses, kjo histori e tillë përndjekje, ka disa vite që ka ndodhur dhe ka filluar qysh në qytetin e Padovës në Itali, duke vijuar më pas të përsëritet edhe në shtete të tjera, ku ajo ka shërbyer si diplomate e Bashkimit Europian.

Tashmë komisariati Nr.1 në Tiranë, ka bërë ndalimin e shtetasit Matteo Gioachin dhe materialet, ia ka kaluar për veprime të mëtejshme hetimore.

Pas shqyrtimit gjyqësor, ka qënë gjykata e Tiranës e cila ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në burg” 40 ditor për personin e ndaluar.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...