Bekteshi: Hiqet tarifa e normës doganore për importin e vajit për gatim

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e RMV-së ka miratuar mbrëmë heqjen e tarifës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim, njofton indeks.mk

Qëllimi I kësaj mase sipas Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është mbrojtja e tregut vendas dhe e qytetarëve në kohë krize për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka vendosur sot heqjen e tarifës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim, si një nxitje shtesë për ruajtjen e ofertës në tregun vendorë nga rritja e çmimeve, nga data 31 maj 2022.Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendas dhe e qytetarëve në kohë krize për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendorë, tregun vendorë dhe qytetarët.Prioritet i Qeverisë sonë është mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik”, ka shkruar Bekteshi.

Ndryshe, Serbia këtë javë duhet të heqë ndalimin e eksporteve në Maqedoni, ndërsa deri atëherë nga Ministria e Ekonomisë thonë se vaji i lulediellit do të importohet si më parë nga Bullgaria dhe Turqia./indeks.mk/

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...