Aqif Rakipi reagon për non-grata: Ma bëri Lulzim Basha!

Ish deputeti, Aqif Rakipi, ka reaguar pas shpalljes ‘non-grata- nga Departamenti i Thesarit në SHBA.

Pyetje-përgjigje:

A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?

Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.

A do ta ndiqni në hapa ligjorë?

Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.

SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?

Do i shoh.

Nuk do të nisni një proces gjyqësor?

Do të shikoj cfarë do të bëj. Do të interesohem.

A mendoni se është politike?

Po.

Po kë fajësoni?

Lul Basha e ka merakun.

Mendoni se është goditje nga Basha?

As që bëhet llaf.

Të fundit