A i dini përfitimet shëndetësore që merrni nëse agjëroni?

Studimet kanë treguar se agjërimi është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Por, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për benefitet shëndetësore që sjell agjërimi gjatë muajit të Ramazanit.

Ekspertët kanë zbuluar se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore si kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti, si dhe të përmirësojë  mirëqenien mendore.

Duke mos konsumuar asnjë ushqim, trupi ynë është në gjendje të përqendrohet në largimin e toksinave, pasi i japim pushim sistemit tretës. Nutricionistja Claire Mahy thotë: “Agjërimi lejon zorrët të pastrohen. Mund të stimulojë gjithashtu një proces të quajtur autofagji, ku qelizat pastrohen vetë dhe largojnë grimcat e dëmtuara dhe të rrezikshme.”

Shumë njerëz që kanë përqafuar agjërimin kanë zbuluar gjithashtu se, nëse bëhet siç duhet, i ka ndihmuar ata të humbin yndyrën dhe të fitojnë masë të dobët muskulore.

Kur nuk duhet të agjëroni

Ashtu si me çdo ndryshim diete apo stili jetese, agjërimi ka rreziqe pasi nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Individët me shëndet të dobët ose ata që ndiqen për ndonjë gjendje shëndetësore duhet të konsultohen me një mjek përpara se ta provojnë atë në mënyrë që të monitorohen për disa nga efektet anësore.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...