Vrau partneren e djalit se nuk ishte dakord për lidhjen e tyre, zbulohet urdhri i mbrojtjes së 61-vjeçarit ndaj të birit

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë që tronditi sot Roskovecin, ku një 61-vjeçar vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas u vetëvra, duke u mbytur në pemë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton se i biri i autorit, Fatjoni ka qenë i martuar dhe nga kjo martesë ka 1 fëmijë 9 vjeç me gruan e parë.

Ndërkohë, ai kishte rreth 3 vjet që bashkëjetonte me viktimën dhe jetonin në Vlorë me qira, por vetëm 1 muaj ishin kthyer që të jetonin në fshat te prindërit e tij.

Kuçi raporton se Xhavair Hoxha nuk e donte Merushen pasi kjo ishte e martuar më parë me dikë tjetër dhe kishin 3 fëmijë dhe donte që djali të mbante për nuse gruan e parë me të cilën ka 1 fëmijë.

Kuçi ka zbuluar se në datë 16.03.2022 është plotësuar kërkesë padia në Polici për urdhër mbrojtje të 61-vjeçarit nga djali dhe fillimisht Gjykata e ka pranuar për dhunë psikologjike. Por në seancën e radhës, dt 28.03.2022, e ka hequr urdhrin e mbrojtjes. Në polici nuk ka asnjë ankesë nga djali apo nga nusja për vjehrrin. Bëhet fjalë vetëm për një ankesa që ka bërë 61-vjeçari për dhunë psikologjike nga i biri.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...