Ukraina deklarohet: 186 fëmijë janë vrarë nga lufta

Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur nga pushtimi rus, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas në Telegram.

Numri më i madh i viktimave ishte në rajonin lindor të Donetskut, ku janë regjistruar 113 vdekje, thotë Ukraina, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ukraina thotë gjithashtu se 938 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet  87 janë shkatërruar plotësisht.

Agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF ka thënë se gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas – rreth 4.8 milionë – janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus.

Të fundit

Vdes në moshën 90-vjeçare ish-lideri kinez, Jiang Zemin

Ish-presidenti kinez, Jiang Zemin, ka vdekur të mërkurën në...

Pak ditë para protestës së 6 dhjetorit, Meta shkon në selinë e PD për të takuar Berishën

Meta pritet të takohet me kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa...

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...