Udhëheqësit fetarë do të vizitojnë Ukrainën në shenjë solidariteti

Një delegacion ndërkombëtar i liderëve fetarë do të vizitoj Ukrainën të martën për të treguar solidaritet me ata që janë prekur nga pushtimi.

Grupi pritet të takojë ata që janë larguar nga Ukraina lindore për në qytetin perëndimor të Chernivtsi, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Delegacioni do të përfshijë murgj, rabinë, klerikë myslimanë, udhëheqës fetarë budistë dhe hindu dhe ish-kryepeshkopi i Canterbury-t, Rowan Williams.

Williams i tha BBC Radio Four në një intervistë javën e kaluar se kishte një “rast të fortë” për të përjashtuar Kishën Ortodokse Ruse nga Këshilli Botëror i Kishave, për dështimin e saj për të dënuar vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Papa Françesku e ka bekuar vizitën, duke thënë se kjo nuk ishte koha për të heshtur, por për të kërkuar me forcë ndalimin e atyre që ai i quajti “këto veprime të neveritshme”.

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...