Saka me fjalë të mëdha për Busquets

Bukayo Saka ka folur për lojtarin që i ka lënë më së shumti mbresa.

Ylli i Arsenal dhe kombëtares së Anglisë, Bukayo Saka ka vetëm lëvdata dhe respekt maksimal për anëtarin e Barcelonës dhe Spanjës, Sergio Busquets.

Ai kujtoi një moment kur tentoi të vinte në presing mesfushorin spanjoll, por mbanë mend të ishte turpëruar nga ai.

“Sergio Busquets”, ka thënë Saka, i pyetur për lojtarin që e ‘mbyti’ me kualitet. “Mënyra se si me aq elegancë bëri kthesën. Shkova ta vija në presion dhe ai më turpëroi”, ka shtuar anëtari i Arsenal.

“Mendova me vete se ky është elitë, respektoje atë. Busquets është tre hapa parë gjithë të tjerëve”, shtoi mes tjerash Bukayo Saka.

Sergio Busquets po vazhdon të jetë pivoti kryesorë sikur te Barcelona ashtu edhe në kombëtaren e Spanjës.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...