Putin takohet me Lukashenkon, ja çka thotë për bisedimet me Ukrainën

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha sot se bisedimet e paqes me Ukrainën kishin hyrë në “një rrugë pa krye”.

Putin u zotua se ai “nuk do të ndalojë operacionet ushtarake” derisa Moska të ketë sukses.

“Tani, kërkesat e sigurisë janë një gjë dhe çështjet e rregullimit të marrëdhënieve mbi Krimenë, Sevastopolin dhe Donbasin janë nxjerrë jashtë fushëveprimit të këtyre marrëveshjeve. Kjo do të thotë, ne jemi kthyer sërish në një situatë qorre”, tha ai në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko.

Udhëheqësi rus hodhi poshtë gjithashtu raportet për mizoritë në qytetin ukrainas Bucha si “të rreme”, transmeton CNN.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...