Putin, mesazh Perëndimit

Presidenti rus Vladimir Putin, tha sot se operacioni ushtarak i Moskës në Ukrainë do të arrinte padyshim ato që ai tha se ishin objektivat e saj “fisnike”.

Duke folur në një ceremoni çmimesh në Kozmodromin Vostochny në Rusi, udhëheqësi i Kremlinit u citua të thoshte nga agjencitë ruse të lajmeve, se Moska nuk kishte “zgjidhje tjetër” përveçse të nisë një operacion ushtarak për të mbrojtur Rusinë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai vazhdoi duke thënë se nuk kishte “asnjë dyshim” se operacioni ushtarak i Kremlinit në Ukrainë do të “arrinte objektivat e tij”, duke shtuar se një përplasje me forcat anti-ruse të Ukrainës ishte “e pashmangshme”.

Derisa lufta në Ukrainë hyri në ditën e saj të 49-të, Putin tha se forcat ruse po vepronin “me guxim dhe efikasitet” dhe po përdornin armët më moderne, raportoi agjencia e lajmeve TASS.

Poashtu, Putin përdori një krahasim historik për të paralajmëruar Perëndimin se sanksionet e tij nuk do të kenë efektin e dëshiruar.

“Sanksionet ishin totale, izolimi ishte i plotë, por Bashkimi Sovjetik është ende i pari në hapësirë.

Ne nuk synojmë të izolohemi. Është e pamundur të izolosh rëndë dikë në botën moderne – veçanërisht një vend kaq të madh si Rusia”, tha Putin.

Presidenti rus ndodhet sot në Rusinë lindore për t’u takuar me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko dhe për të diskutuar situatën në Ukrainë./Botasot

Të fundit

Rustemi: Rruga Strugë-Qafë Thanë do të jetë gati për 15 muaj

Ndërtimin e rrugëve në mbarë vendin, Pas njoftimeve se...

Kovaçevski dhe Mickosi nesër pasdite në takim në Qeveri

Në Qeveri nesër pasdite do të mbahet takim midis...