Pogba ka nisur bisedimet me PSG-në

E ardhmja e Paul Pogbas – duket larg nga “Teatri i Ëndrrave”.

Kontrata me Manchester United i skadon me 31 qershor të vitit 2021 – dhe duket që nuk e ka ndërmend të nënshkruaj vazhdimin e saj.

Sipas mediumit francez “Foot Mercato”, Pogba ka filluar bisedimet me PSG-në.

Parsienët dëshirojnë që ta përfocojnë repartin e mesfushës dhe Pogba – duket që është objektivi kryesor.

29 vjeçari ka zhvilluar 18-të paraqitje – në këtë sezon të Premierligës, teksa ka regjistruar një gol dhe nëntë asistime.

Ndërsa, në total ka gjithsej 230 ndeshje të zhvilluara me “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 39 gola dhe ka asistuar 51 herë.

Sa i përket formës ekipore, Man United – gjendet në vendin e shtatë – në elitën e futbollit anglez, me 51 pikë të grumbulluara.

Tri më pak se Arsenali që gjendet në pozitën e katërt – që siguron një biletë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Të fundit

Argjentina në presion

Edhe dita e sotme do të rezervojë katër duele...

​“Funerali i mbylljes së degëve”, studentët ‘homazhe’ për zbrazjen e universiteteve në Shqipëri

Qëndresa qytetare dhe studentët kanë vendosur dy pllaka varri...