Pendarovski-Gjukanoviq: Lidhjet ekonomike midis Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet të bëhen prioritet kryesor

Ldhjet ekonomike midis Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet të bëhen prioritet kryesor, tha presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij të parë zyrtare te presidenti Milo Gjukanoviq në Mal të Zi.

Ndër të tjera, në takim është biseduar edhe për pandeminë, si dhe për luftën në Ukrainë, për të cilën Pendarovski u shpreh i kënaqur që me Gjukanoviqin, siç tha ai, “ndajmë pikëpamje të ngjashme për bashkëpunim më të ngushtë në mënyrë që të lehtësojmë tejkalimin e përbashkët të sfidave të përbashkëta”.

“Gjithashtu biseduam për situatën aktuale në rajon dhe ramë dakord që në dritën e luftës në Ukrainë, gjendja po merr tjetër dinamikë. Sot, kur jemi dëshmitarë të krimeve të tmerrshme të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, ne besojmë se kjo duhet të nënkuptojë një pikë kthese në marrëdhëniet midis BE-së dhe rajonit. Integrimi evropian është një proces që mundëson transformim të thellë dhe reforma në drejtim të demokratizimit të shoqërive dhe nuk është rastësi që Bashkimi Evropian është synim strategjik si i Maqedonisë së Veriut ashtu edhe i Malit të Zi”, tha presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Presidenti Pendarovski sot do të ketë takime me kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviç, zv. kryeministër dhe kryeministër i mandatuar për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi.

Marketing

Të fundit

Meloni: Ukraina mund të llogarisë në Italinë

Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së...

Aksion anti-drogë në Dukagjin, shtatë të arrestuar

Një aksion anti-drogë është duke u zhvilluar të mërkurën...

Gjobiten 182 vozitës në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 28 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme...