Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike vie drejt stabilizimit.

Sipas këtij njoftimi, ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor. Nuk parashihen reshje të asnjë forme, brenda kësaj periudhe pesë ditëshe të parashikimit. Për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri -3 gradë Celsius. Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri +7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të fundit

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot do...

Propozim buxheti për vitin 2023, fillon debati rreth amandamenteve

Prej sot fillon debati i amandamenteve për Propozim buxhetin...