Nëse ia thoni fëmijës këtë fjali, jeni një prind i mirë

Nëse keni instinktin për të “ngrënë” fëmijët tuaj, ju jeni një prind i mirë. Kështu pohon shkenca, e cila gjithashtu ka deklaruar se kjo dëshirë nuk është vetëm e natyrshme, por edhe e shëndetshme. Sado e tmerrshme mund të duket. Le të shohim pse.

Pamje topolake e fëmijëve shtyn shumë njerëz të dashurohen me ta. Ky aspekt i ëmbël dhe i pafajshëm i tyre na bën të dëshirojmë të kujdesemi dhe madje edhe ‘t’i hamë’. Sado e çuditshme të duket, ky instinkt është pjesë e një mekanizmi krejtësisht natyror të lidhur me evolucionin. Për më tepër vjen gjithashtu për shkak të emocioneve pozitive dhe lidhjes së shëndetshme.

Këto ndjenja mund të na ndihmojnë të reduktojmë nivelet tona të stresit, duke çliruar energjinë e ndrydhur dhe mbingarkesën emocionale.

Etologu Konrad Lorenz tha se, me kalimin e viteve, ne kemi arritur të lidhim në mënyrë të pandërgjegjshme fytyrat e rrumbullakëta dhe sytë e mëdhenj me ëmbëlsinë dhe pafajësinë tipike të fëmijëve.

Studio e Aragon dhe Dyer

Studiuesit Oriana Aragon, Rebecca Dyer, Margaret Clark dhe John Bargh kanë zbuluar se pamja shumë ‘simpatike’ tek foshnjat mund të shkaktojë ndjenja ‘pozitive’ (si dëshira për t’u përqafuar) dhe ‘negative’ te një person si ndjenja e dëshirës për të ‘ngrënë’ fëmijën.

Kjo shprehje dimorfike ndodh sepse të qenit i mbingarkuar nga emocionet pozitive mund të zgjojë, në mendjen e qenies njerëzore, sjellje që zakonisht lidhen me emocione negative.

Në studimin e tyre të parë, pjesëmarrësve iu treguan imazhe të foshnjave me pamje shumë të ëmbla dhe të lezetshme. Këta persona më pas pranuan se teksa shikonin fotot, kishin ndier dëshirën t’iu kapur faqet fëmijëve dhe për t’i “ngrënë”. Kjo ndjesi ndihej më pak intensive përballë fotove të fëmijëve më pak ‘të bukur’.

“Kur shihni diçka tmerrësisht të lezetshme, mund të keni një reagim shumë pozitiv”, tha studiuesja kryesore, Oriana Aragon. “Aq pozitiv sa për disa arsye kjo mund të çojë në instinkte ‘të dhunshme’”.

Të fundit

Propozim buxheti për vitin 2023, fillon debati rreth amandamenteve

Prej sot fillon debati i amandamenteve për Propozim buxhetin...

Mariçiq: I filluam negociatat në vitin 2022 dhe presim t’i përfundojmë në vitin 2030

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka...