“Më theu hundën, prindërve u thamë…”, moderatorja e sportit zbulon “mblesërinë” me djalin në club

Moderatorja e njohur e sportit, Sabina Mete, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku ka dhënë intervistën e parë me të motrën, Erisela.

Gjatë bisedës në studio me moderatoren e njohur, Bieta Sulo, dy motrat zbuluan më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre.

Madje ato kujtuan edhe zënkën më të madhe që datonte në fëmijëri.

Image

Sabina Mete

“Më theu hundën pa dashje dhe u thamë prindërve që e përplasa te xhami”, tregoi e motra, ndërsa Sabina pranoi se gjithnjë ka qenë çapkëne.

Ndërsa e pyetur nga Bieta nëse i janë adresuar kërkesa nga djem për t’i prezantuar me të motrën, Sabina kujtoi një rast në club.

Image

Sabina Mete

Një djalë kishte pëlqyer të motrën dhe kishte ngurruar t’ia shprehte pëlqimin përballë, duke futur mik një të njohur të përbashkët për t’i kërkuar numrin.

Image

Sabina Mete

Të fundit

‘Do hyjmë në grevë urie’, Luçiano Boçi: Të na japin logon e PD-së

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata...

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në aeroport

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava...