Komuna e Hanit të Elezit, Memorandum Bashkëpunimi me organizatën YIHR KS

Mehmet Ballazhi, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit përmes një postimi në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësues nga organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS).

Ballazhi ka njoftuar se ky takim u finalizua me nënshkrimin e një Memorandum Bashkëpunimi mes organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe komunës Hani i Elezit.

“Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit në mes të YIHR KS dhe Komunës, në kuadër të fushëveprimit të organizatës.

Qëllim i tij është fuqizimi i të rinjve duke marrë pjesë në aktivitete të edukimit joformal dhe përmes kësaj të marrin më shumë informacione për të drejtat e tyre”.

Të fundit

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...