Detajet e fundit nga lëndimi i LeBron James

LeBron James duhet të qëndrojë 4-6 javë jashtë parketit.

Ylli i Los Angeles Lakers po vuan nga një lëndim tash e disa javë, dhe si pasojë humbi edhe ndeshjet e fundit të sezonit.

‘Mbreti James’ ishte afër të fitonte titullin e ‘shënuesit më të mirë të vitit’ por për shkak se humbi ndeshjet e fundit, nuk arriti një gjë të tillë.

Sipas skenimeve të  fundit MRI në kyçin e James, bëhet e ditur se basketbollisti ka nevojë për 4-6 javë kohë për rikuperim.

‘Mbreti’ duhej të pushonte qysh nga ndeshja ndaj New Orleans.

LeBron James ka kohë që pas këtij sezoni të rikuperohet plotësisht për sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e tij humbi kualifikimin në fazën ‘Play Off’.

Të fundit

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do...

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...