Apple Watch Series 8 do të ketë sensorë të temperaturës

Nëse Apple i qëndron kalendarit të saj, orën e parë Apple Watch Series 8 mund ta shohim në Shtator. Gjithashtu mund të shohim për herë parë Apple watchOS 9 në Qershor.

Edhe pse të dy evenimentet kanë disa muaj para, spekulimet kanë filluar tashmë. Së bashku me Series 8 dhe një orë Watch SE të rimodeluar Apple mund të sjellë edhe një version me dizajn për terrene të ashpra.

Ajo me shumë gjasa do të shkojë për atletët ekstremë. Me watchOS 9 Apple mund të prezantojë një modalitet me energji të ulët.

Shëndeti do të ketë një fokus të madh për Apple Watch dhe Series 8 mund të shtojë një sensor temperature. Gjithashtu Apple pritet të ndërtojë mjete monitorimi të AFib.

Çfarë do të mungojë me Series 8 është një sensor për monitorimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe sipas Mark Gurman të Bloomberg një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe për ca vite. /PCWorld Albanian

Të fundit

VOA: Hakeem Jeffries, i pari udhëheqës afrikano-amerikan i demokratëve në Kongres

Ligjvënësit demokratë votuan të mërkurën unanimisht për të zgjedhur...

Berisha: Samiti pozitiv për Shqipërinë

Opozita është e vendosur të protestojë në bulevard në...

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta...