Spanja u jep strehim të përkohshëm rreth 52 mijë ukrainasve

Refugjatëve ukrainas në Spanjë u është dhënë “mbrojtje e përkohshme”, tha qeveria spanjolle të hënën, duke shtuar se 39% e tyre janë të mitur.

Statusi i mbrojtjes së përkohshme u miratua për çdo kërkesë të paraqitur nga refugjatët ukrainas, tha në një deklaratë Ministria e Presidencës së Spanjës.

Numri i fëmijëve refugjatë ukrainas që ndjekin shkollat ​​spanjolle pothuajse është dyfishuar në javën e kaluar në një total aktual prej më shumë se 13,000 studentësh, thuhet në deklaratë, raporton CNN, transmeton Bota sot.

Qendrat e pritjes së qeverisë spanjolle për të ndihmuar refugjatët ukrainas, të cilët kanë ikur nga vendi i tyre që nga pushtimi i Rusisë, tani janë duke operuar në kryeqytetin e Madridit dhe në qytetet portuale mesdhetare të Barcelonës, Malaga dhe Alicante, thuhet në deklaratë.

Shumë refugjatë ukrainas kanë shkuar në këto qendra pritjeje për ndihmë fillestare, megjithëse disa të tjerë gjetën ndihmë direkt nga rreth 114,000 ukrainas që tashmë jetonin në Spanjë përpara fillimit të luftës, thanë zyrtarët javët e fundit.

Të fundit