Pse Brooklyn Beckham do të mbajë edhe mbiemrin e gruas

Dhëndri i sapomartuar Brooklyn Beckham do të mbajë edhe mbiemrin e gruas. Në një postim në Instagram – ku duket ai dhe bashkëshortja Nicola Peltz – Brooklyn shkruan: “Zoti dhe Zonja Peltz Beckham”.

Tani ai do të quhet Brooklyn Joseph Peltz Beckham. Pse kjo zgjedhje?

Normat kulturore kanë bërë që pjesa dërrmuese e burrave nuk e ndryshojnë mbiemrin pas martese. Pothuajse çdo burrë në marrëdhënie heteroseksuale nuk e ndryshon mbiemrin. Mirëpo arsyet më të zakonshme pse një burrë vendos të marrë mbiemrin e gruas janë: 1) Nuk i pëlqen mbiemri i tij; 2) Nuk lidhet me mbiemrin e familjes së tij; 3) Do të thyejë normat gjinore; 4) Do të përcjellë një ndjenjë uniteti, përkushtimi.

Në rastin e Brooklyn, arsyeja pse vendosi të mbajë edhe mbiemrin e Nicola-s nënkupton shenjë të madhe përkushtimi ndaj saj dhe dashurisë që ka për të, tha një burim për The Sun.

Brooklyn, 23 vjeç, dhe Nicola, 27, u martuan më 9 prill në Palm Beach, Florida. Ata konfirmuan lidhjen në janar të vitit 2020, ndërsa në korrik të po atij viti njoftuan se ishin fejuar.

Të fundit