​Ngjarjet e datës 12 prill

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:20)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-17:30)

Komisioni për Arsim diskuton mbi gjendjen e kulturës, rinisë e sportit në nivel komunal. E ftuar Xhemile Murati-Shabani kryesuese e Kolegjiumit për Kulturë, Rini e Sport në AKK. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) lanson platformën “Ambientalisti”. (Zyrat e GLPS-së, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

OJQ Aktiv dhe anëtarët e Koalicionit të Kosovës për Pajtim organizojnë konferencën dyditore “Forumi e ardhmja”. (Qendra e Energjisë Qytetare, Mitrovicë e Veriut, ora 10:00)

Mbahet takimi inaugurues i Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 12:00)

OJQ Këshilli Rinor Kosovar (KYC) publikon raportin “Cilësia në arsim – perceptimi i nxënësve të shkollimit të mesëm të lartë për përmbajtjen, procesin dhe mjedisin mësimor”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 16:00-18:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama pret në një takim një delegacion të nivelit të lartë të BERZH-it. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 17:45)

Agjenda e vizitës zyrtare së delegacionit nga Izraelit, kryesuar nga ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej:

-Homazhe te Pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit (Oborri i ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00 – 10:15 )

-Takim bilateral në mes të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej (Ndërtesa e Qeverisë, salla-P38, ora 10:15- 11:15, pamje)

-Konferencë e përbashkët për media e dy ministrave (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave, ora 11:15 – 11:55)

Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar për politikën e jashtme. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Ndeshja e kombëtareve të femrave Kosovë – Belgjikë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 20:00)

Të fundit

VOA: Hakeem Jeffries, i pari udhëheqës afrikano-amerikan i demokratëve në Kongres

Ligjvënësit demokratë votuan të mërkurën unanimisht për të zgjedhur...

Berisha: Samiti pozitiv për Shqipërinë

Opozita është e vendosur të protestojë në bulevard në...

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta...