​Memli Krasniqi përkujton Agim Ramadanin në 23-vjetorin e rënies

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka përkujtuar një nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Agim Ramadanin në 23-vjetorin e rënies heroike.

Ai ka thënë se Agimi me shokë bën historinë duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar.

“Sot, 23 vjet pas flijimit për atdhe, kujtojmë një nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Agim Ramadanin. Sikur shumë mërgimtarë, “Katana” kishte lënë sigurinë dhe luksin e Evropës për t’iu përgjigjur kushtrimit në Kosovë. Me përkushtim e guxim të madh, Agimi me shokë bën historinë duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar.

Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe me perspektivë evropiane, vetëm falë kontributit të Agimit, burrave dhe grave të UÇK-së, dëshmorëve e martirëve, të cilët me sakrificën e tyre vunë themelet e shtetit tonë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të fundit