Ky është reagimi i Nikolla Gruevskit pas shpalljes non grata në SHBA

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut me anë të një statusi në profilin e tij të Facebook ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit futi në listën e zezë në përgjigje të përfshirjes së tyre në korrupsion të madh. Ai tha se ndjen një padrejtësi të madhe.

“Ajo që u publikua sot është folur prej kohësh. Zyrtarët e lartë në Maqedoni nuk fshihnin në qarqe joformale se kishin vite që lobonin që të ndodhte e njëjta gjë. Përpjekjet e mia shumëvjeçare për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet që lidhen me krizën e emigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera për të mbrojtur shtetin, interesat kombëtare, interesat e Maqedonisë ka acaruar disa vende dhe ka tërhequr shumë kundërshtarë, si George Soros, i cili bëri shumë përpjekje dhe fonde për të rrëzuar qeverinë që unë drejtova. Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që njoftui sot dhe ndër të tjera më referohet mua. Akuzat për të cilat unë jam në listë janë informacione të pasakta ndaj të cilave ata janë dorëzuar dhe kryesisht rrjedhin nga përndjekja e gjatë politike kundër meje në Maqedoni. Nga ky aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në SHBA, ndjej një padrejtësi të madhe, sepse kam punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi, duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe jam përpjekur me aq sa kam mundur të mos i rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë, unë kurrë nuk kam punuar për përfitime personale financiare apo materiale. Unë do të vazhdoj të luftoj për të zbuluar të vërtetën. Unë do të vazhdoj të luftoj për Maqedoninë”, tha Gruevski.

Marketing

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...