A do bëheni xheloz nëse Ukraina futet në BE para jush? Rama i përgjigjet gazetarit gjerman

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se Europa e ka treguar mund të qëndrojë e bashkuar që në përballjen me pandeminë. 

“Ne e treguam që mund të veprojmë të bashkuar. Kjo doli në pah edhe gjatë pandemisë. Si lufta ndaj pandemisë edhe raporti me Rusinë për agresionin kundër Ukrainës kjo është diçka që prodhon sovranitet europian. Është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor ta mbështesin njëri tjetrin. Unë do angazhohem personalisht për këtë.

Duhet të kujdesemi që të jemi të fortë. Unë kam deklaruar se do ta japim kontributin tonë, Jemi shteti që kemi numrin më të madh të trupave, Do e ndjekim këtë me një fond special për mbrojtjen duke dhënë kontributin tonë për të gjithë Europën. Bashkëpunimi në Europë është vënë në rrezik nga Putini. Duhet të kemi një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë”, tha kancelari gjerman.

Ndërkohë Rama nga ana tjetër u shpreh se edhe nëse marrin sërish një Jo në qershor do të vazhdojnë përpjekjet për integrimin në BE pasi këtë nuk e bëjnë për Brukselin por për fëmijët tanë.

“Unë e kam thënë në mënyrë të përsëritur që ne nuk presim asgjë në sensin që cilido të jetë konkluzioni i Këshillit Europian në qershor kjo lidhet me sa BE do jetë në gjendje të marri një vendim që na takon. Jemi zhgënjyer për disa vjet. Ka qenë e rëndësishme sepse KE është e vetmja strukturë që ka kapacitetin të vlerësojë ecurinë e vendeve. Nëse nuk do ta marrim nuk do të jetë hera e parë. Nuk e bëjmë për Brukselin, e bëjmë për fëmijët tanë”, tha Rama.

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...