“Rama tregoi se ka filluar të ketë frikë”/ Kongresi i PS-së, Nishani del me reagimin e fortë dhe ka një paralajmërim

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar për Kongresin që zhvilloi dje Partia Socialiste. Përmes një postimi në rrjetet sociale Nishani shkruan se Edi Rama ka filluar të ketë frikë dhe paralajmëron se shumë shpejtë drejtësi mund të godasë edhe mbi kryeministrin.

Postimi i plotë:

Kongresi i Partisë Socialiste në kontekstin formal nuk meriton kurrfarë vëmendje për partitë e tjera politike dhe në tërësi për opinionin publik.

Eshtë një event partiak që ju takon anëtarësisë së asaj partie.

Në kontekstin politik merr një dimension tjetër pasi PS qeveris vendin dhe aty kupton mentalitetin, kulturën dhe modelin e pushtetit mbi shtetin dhe qytetarët.

Në kontekstin praktik, të asaj që ndodhi ishte një skandal i rëndë politik, por që në kushtet kur përjetojmë skandale pas skandalesh prej 10 vitesh, rreket të ikë pa u ndjerë edhe ky perversitet i rradhës prej Edi Ramës.

Në kongresin e PS askush nuk guxoi tu shpjegojë shqiptarëve pse ata janë kthyer në vendin më të varfër të Ballkanit, pse Shqipëria është mes tre vendeve më të korruptuara në botë dhe pse shqiptarët vijojnë të braktisin masivisht vendin në një politikë antikombëtare të shpopullimit ?

Ajo që zëvendësoi këtë përgjegjësi të qeverisjes socialiste ishte shpërfaqja e modelit, kulturës dhe moralit politik të Edi Ramës, jo në kuptimin se nuk njihet kush është si i tillë, por në këtë kongres sa nga arroganca ekstreme që e ka kapur por edhe nga rikthimi i frikës më së fundi, e nxorri jashtë shinave.

Kryeministri i vendit deklaroj pa ju dridhur syri se Partia Demokratike, pra opozita politike, duhet të ishte zhdukur prej kohësh se nuk i hyn në punë kërkujt !

Imagjinoni të kishte ndodhur kjo deklaratë në një vend tjetër evropian ?

Në fakt nuk ndodh sepse vetëm në Shqipëri kryeministër në vitin 2022 është një pinjoll i bllokut famëkeq stalinist të rregjimit hoxhist.

Ky pinjoll i asaj bote kriminale që i ndërtoi pasionet e veta mbi dhunimet, internimet, burgosjet e linçimet e djemve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës e gjithë Shqipërisë nga pushteti familjes, sot natyrshëm urren këdo që mund ti rrezikojë këtë trashëgimi pushteti.

Por përtej urrejtjes në këtë kongres, Edi Rama tregoi se ka filluar të ketë frikë.

Çuditërisht edhe pse fakte dhe prova të shumta të korrupsionit me tendera, me konçensionet skandaloze, me kulla në prona publike të kryeqytetit, me aferën e shekullit të inceneratorëve, përsëri Edi Rama jo vetëm nuk ndiente frikë por tallej sa herë i duhej të ndeshej në publik me këtë.

Frika në këtë kontekst ka të bëjë me dy dimensione.

E para frika tek ligji, e dyta frika politike.

Ligjin dhe drejtësinë Edi Rama arriti ta asgjesonte totalisht ! I ktheu në Hiç !

Por ja arriti të garantonte dhe rehatinë nga kundërshtari politik, duke e kthyer partinë më të madhe opozitare në një kjoskë teneqeje ku vlera më e madhe ishte një makineri ku numëroheshin paratë !

6 marsi e tronditi rëndë Edi Ramën.

Garancitë dhe investimi që kishte bërë, nuk mendonte kurrë se kjoska do shëmbej dhe një Shtëpi e madhe i Lirisë, po ngrihej.

Edi Rama e ka aq kapacitet intelektual për të kuptuar nga ajo që ndodhi në 6 mars se çfarë do të ndodhë më 2025 !

Ndaj nëse frika tek ligji e drejtësia nuk shpërfaqet ende tek Edi Rama, paniku e ka zënë politikisht.

Në raport me drejtësinë ka pafund akte të rënda korrupsioni, por për ta lehtësuar kuptimin se kur fillon ekzistenca e saj po referohem një fakti zyrtar, prej institucioni zyrtar, akuzuar zyrtarisht qeverinë zyrtare.

KLSH ka gjetur, faktuar, denoncuar se gjatë 6 viteve të fundit dëmi ekonomik mbi buxhetin e shtetit ka qenë 6 miliardë dollarë, afro sa 2 buxhete vjetore të shtetit.

Kaq mjafton që drejtësia të thërrasë Edi Ramën dhe të nisë e të ndjekë paranë.

Këtë ende nuk e dimë se kur mund të ndodhë.

Sot për sot është mirë që Edi Rama ka filluar të ndjejë frikën politike, frikë nga opozita!

Të fundit

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...

30 vendime për doganierët, Hasani: Ndjehem i plotësuar

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30...

Shota Baraliu: Ronaldon e kam të preferuar, kam parë ëndërr sikur u martova me të

Aktorja Shote Baraliu, ka thënë se Ronaldo braziliani është...