​PDK përkujton Hafir Shalën në 24-vjetorin e zhdukjes

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar sot Hafir Shalën, mjekun e UÇK-së, në 24-vjetorin e kidnapimit dhe zhdukjes së tij.

Në një postim në Facebook thuhet se më shumë se dy dekada pas luftës, fatkeqësisht, ende nuk dihet se ku pushon trupi i heroit të luftës.

“Kosova nuk duhet të pushojë asnjë ditë në kërkimin e zbardhjes së fatit të dr. Hafirit dhe qindra shqiptarëve tjerë që figurojnë akoma të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Lavdi veprës dhe jetës së Dr. Hafir Shalës”, thuhet në postimin e PDK-së.

Të fundit

Ukrainë, sulmet ruse detyrojnë ndaljen emergjente të energjisë elektrike

Ukrainë, sulmet me raketa ruse detyrojnë ndaljen emergjente të...

Moti për ditën e sotme

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga...

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...