Nisin reshjet e dëborës, ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në juglindje të vendit kanë nisur reshjet e dëborës.

Me anë të një postimi në Facebook, bëhet me dije se borë po bie në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, ndërkohë që në vendngjarje janë mjetet borëpastruese për të bërë të mundur hapjen e rrugëve.

Qarkullimi kryhet pa probleme.

ARRSH bën thirrje që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Të fundit