Chelsea monitoron të riun e Arsenalit

Chelsea është duke e monitoruar të riun e Arsenal, Khayon Edwards.

Sipas ‘Goal’, ‘Blutë e Londrës’ janë duke e përcjell situatën e Edwards te Arsenal, pasi duan të përforcojnë ekipin me lojtarë të rinj.

Chelsea momentalisht nuk kanë mundësi të nënshkruajë me lojtarë për shkak të sanksioneve ndaj Roman Abramovich, por kjo gjë pritet të rregullohet së shpejti.

Arsenali nuk e kanë në plan ta shesin të talentin e tyre, por ekipi i Thomas Tuchel shpreson që ‘Topçinjtë’, ta ndryshojnë mendjen.

Në vetëm 18 vjeç mbi supe Edwards, po kalon në një formë fenomenale, në Premier Ligë U18.

Në 22 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Përveç Chelsea interesim për lojtarin kanë shfaqur disa ekipe gjermane, si dhe ekipe të tjera të Premier Ligës.

Të fundit

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta...

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...