Vlora Çitaku tregon se pse nuk flet për jetën e saj private

Vlora Çitaku, nënkryetarja aktuale e Partisë Demokratike të Kosovës, së fundmi ka qenë e ftuar në emision “Prive”.

Në njërën nga kronikat e këtij emisioni ajo ka folur për jetën profesionale dhe atë personale, ku ajo tregoi se pse nuk flet shumë për jetën e saj personale në të gjitha këto vite karrierë.

“Sepse unë kam besuar gjithmonë që jeta private nuk është relevante për funksionin tim publik, njerëzit duhet të përqendrohen në punën që unë bëj e jo në jetën time private”, ka treguar Çitaku.

Po ashtu Vlora tregoi se kush i din të rejat nga jeta e saj personale.

“Unë mundohem që jetën time private ta mbaj shumë larg syve të kamerave, por miqtë e mi sigurisht që e dinë dhe i dinë, mirëpo prapë po them që zhvillime edhe mund të ketë, por më mirë larg syrit të keq”, ka deklaruar ajo.

Të fundit

Ukrainë, sulmet ruse detyrojnë ndaljen emergjente të energjisë elektrike

Ukrainë, sulmet me raketa ruse detyrojnë ndaljen emergjente të...

Moti për ditën e sotme

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga...