Stafi i spitalit Kramatorsk punoi ditë e natë duke u përpjekur të shpëtonte të plagosurit

Personat e plagosur në një sulm me raketa në një stacion treni në Kramatorsk janë zhvendosur në spitale larg luftimeve. Më shumë se 50 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin e djeshëm, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Rusia ka mohuar përgjegjësinë, por presidenti i Ukrainës e ka përshkruar atë si një krim lufte.

Stafi mjekësor në spitalin Kramatorsk punoi gjatë gjithë ditës dhe natës duke u përpjekur të shpëtonte të plagosurit në sulmin në stacionin e trenit të qytetit.

Sot në mëngjes disa po transportoheshin në spitalet më në perëndim për operacion për heqjen e copëzave. Në mesin e atyre që vdiqën në spital ishte edhe një fëmijë.

Në stacionin e trenit, ekspertët e armëve po ekzaminonin mbetjet e një rakete të lëshuar. Nuk është e qartë nëse është rrëzuar. Autoritetet ukrainase besojnë se disa raketa mund të jenë qëlluar në stacion ndërsa mijëra njerëz po prisnin të kapnin një tren drejt sigurisë.

Megjithëse Rusia këmbëngul se nuk e kreu sulmin, shumë këtu besojnë se ishte një sulm i qëllimshëm për të shënjestruar civilët që ikin nga zona ndërsa Rusia rrit ofensivën e saj në lindje.

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...