Nesër në Kosovë, ftohtë dhe me reshje shiu dhe bore

Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore.

Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme,  mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës ( të hënën dhe ditën e marte). 

Të fundit

Kontrollet nga OSHEE për vjedhjen e energjisë dyshohet se janë shkak për dhunimin e drejtorit në Lezhë

Drejtori i OSHEE-së, Edmir Përndeca u dhunua fizikisht mbrëmjen e sotme...

Lajmi i fundit nga mediat angleze/ Behgjet Pacolli mund të jetë pronari i ri i Mançester United-it

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e...

Takim i Spasovskit me shefin e ri të Misionit të OSBE-së, Kilian Val

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt...