Grubi me porosi nga kongresi i PS-së: Ukraina është zile alarmi, RMV-ja dhe Shqipëria të integrohen sa më parë në BE

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka qenë në mes të ftuarve special në kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryeministrit, Edi Rama që zhvillohet sot në Tiranë.
Në panelin, Europa Rajoni dhe Siguria ka thënë se sa më shumë largohet Europa, aq më shumë afrohet Moska, njofton indeks.mk

Ai ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të integrohen sa më parë së bashku në BE.

“Ukraina është zile alarmi për BE-në dhe për vonesat e konsolidimit. Kemi bërë sakrifica si asnjë vend tjetër për integrim në NATO dhe pas 11 vitesh edhe pse me vonesë u bëmë anëtarë në NATO. Po ndodh pasiguri gjithandej dhe ne në 2021 duhet të zgjedhim se çfarë ka qenë dhe çfarë gjuhe ka folur deri në 1991. BE-ja e ka humbur fjalëkalimin. E pasëordi I BE-së sot është Ukraina, me U të madhe”, tha Grubi.

Të fundit

Shota Baraliu: Ronaldon e kam të preferuar, kam parë ëndërr sikur u martova me të

Aktorja Shote Baraliu, ka thënë se Ronaldo braziliani është...

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot do...