Capital T pjesë e një filmi amerikan, publikon foto nga xhirimet

Capital T ka zbuluar prej disa kohësh se do të jetë pjesë e një filmi me titull “Jericho Ridge”. 

Reperi shqiptar ka treguar se ishte përzgjedhur rastësisht dhe se do të luante krah yllit të famshëm, Nikki Amuka Bird.

Reperi zbuloi se filmi drejtohet nga Will Gilbey, fitues i çmimit Bafta.

Image

Capital T

“Në këtë kast ka ndodhur shumë spontanisht që më kanë kërkuar rolin. Më kanë kërkuar një ‘videotape’ dhe i ka pëlqyer si kam luajtur dhe më kanë pranuar. Është projekt super i madh i ‘Universal Picture’. Premiera do jetë në të gjithë botën edhe në Netflix.”, tha ai.

Ndërkohë, së fundmi, reperi ka ndarë dhe pamjet e para nga xhirimet në Prishtinë. 

Image

Capital T

“@jerichoridgethemovie/ faleminderit që më keni, ishte absolutisht e mrekullueshme të ishe pjesë e kësaj, gjithashtu një falënderim i madh për ekipin më të mirë, secili individ që punoi për këtë. Ishte argëtuese’’, shkruan ai.

Image

Capital T

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...