Wanda Nara thyen heshtjen për flirtin me ish-truprojën

Një turmë e madhe mirëpriti Wanda Narën, e cila u kthye në Argjentinë për të promovuar aktivitetin e saj sipërmarrës. Gruaja e Mauro Icardit është pushtuar nga fansat, por edhe nga gazetarët që e kanë pyetur për skandalin e fundit në të cilin ajo është protagoniste.

I gjithë faji i ish-truprojës së saj, i cili pranoi se kishte një vend të veçantë në zemrën e tij. “Wanda është një grua shumë tërheqëse. E pranoj se do të kisha dashur të kisha diçka ndryshe me të, – rrëfeu Agustín Longueira javën e kaluar. – Dy herë kur ishim vetëm, veçanërisht në ashensor, ishin minuta shumë të gjata…”

Për herë të parë mbi këtë çështje ka dashur ta thyejë heshtjen edhe Zonja Icardi, duke komentuar fjalët e ish-truprojës dhe duke zbuluar të vërtetën për lidhjen e tyre të dyshuar.

“Nuk isha unë që e punësova. Iu drejtova një kompanie sigurie dhe dërguan atë tek unë, – tha Wanda Nara gjatë programit televiziv “Los Ángeles de la Mañana”. – Puna e tij ishte e planifikuar. Zakonisht nuk ndihem shumë e sigurt kur eci rrugës, por më shumë se çdo gjë tjetër doja që dikush të më ndihmonte në aeroport me çantat, me fëmijët, me gjithçka”.

Në lidhje me zërat se Icardi është bërë xheloz ndaj truprojës deri në shkarkimin e tij, bashkëshortja-agjente e sulmuesit të PSG-së ka mohuar gjithçka. Por, a ra vërtet Agustín Longueira në dashuri me të? “Epo nuk e di”, – pranoi Wanda me një të qeshur të turpshme.

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...