Stacioni hekurudhor në Ukrainën lindore është goditur me raketa

Një stacion hekurudhor i përdorur për evakuimin e civilëve në Ukrainën lindore thuhet se është goditur nga dy raketa ruse, duke shkaktuar viktima, sipas kreut të kompanisë shtetërore hekurudhore të Ukrainës.

Në një mesazh në Telegram, kryetari i Hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, ka shkruar se një stacion treni në qytetin e Kramatorsk në Donetsk është goditur, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ai shtoi se ka viktima.

Këshilli i qytetit të Kramatorsk ka paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë në strehimore.

Detajet po dalin ende, por ne do t’ju sjellim më shumë informacione kur t’i marrim.

Të fundit

Propozim buxheti për vitin 2023, fillon debati rreth amandamenteve

Prej sot fillon debati i amandamenteve për Propozim buxhetin...

Mariçiq: I filluam negociatat në vitin 2022 dhe presim t’i përfundojmë në vitin 2030

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka...