Policia malazeze kap dronin që transportonte 9 pako me kanabis, është pikasur në zonën e liqenit të Shkodrës

Nëntë pako me kanabis të cilat ishin të lidhura në një dron, janë kapur mbrëmjen e sotme nga policia e Malit të Zin ë kufirin shqiptar.

Sipas mediave malazeze, droni është pikasur mbi ujërat e liqenit të Shkodrës, duke lëvizur nga zona e Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.

“Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të mëtutjeshme në kompetencë të saj për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale”, thuhet në komunikatë.

Deri më tani nuk ka ende informacion mbi itinerarin që ka përshkruar droni. Policia po vijon hetimet mbi këtë rast.

Të fundit

Si e braktisi ish-ylli i Senegalit Miss-in për t’u martuar në fshehtësi?

Një mashtrim ekip i ish-yllit të Senegalit Papis Sise,...

E rëndë, nxënëset në Gjermani sulmohen me thikë derisa po shkonin në shkollë

Një vajzë 14-vjeçare ka vdekur dhe një tjetër, 13-vjeçare,...