Neuer qëndron në Bayern Munich

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer do të vazhdojë edhe më tej me ‘Bavarezët’.

Neuer ka kontratë me Bayern deri në qershor të viti 2023, por pritet të rinovojë së shpejti me ekipin.

Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, portieri do të nënshkruajë kontratë me ekipin e tij deri në vitin 2025.

Gjithashtu thuhet se negociatat për rinovim do të fillojnë së shpejti.

Neuer është transferuar në ‘Allianz Arena’  në vitin 2011 dhe që atëherë ka qenë një lojtar kyç për Bayernin

Të fundit