“Shuhet” bujqësia, për çfarë duan të studiojnë më shumë shqiptarët?

Degët e ekonomikut dhe Juridikut vijojnë të tërheqin shumicën dërrmuese të studentëve edhe pse tregu ka mbingopje për këto profesione.

Por të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për disa tendenca interesante të rritjes së interesit për të studiuar në degët që menaxhojnë shëndetin si Mjekësia dhe infermieria dhe inxhinierisë përgjatë vitit akademik aktual 2021-2022. Nga ana tjetër për degën më të madhe të ekonomisë, Bujqësinë jo vetëm që janë të interesuar shumë pak nxënës që të ndjekin studimet, por numri i tyre po bie me shpejtësi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në këtë vit akademik kryejnë studimet bachelor 123,880 studentë një rritje 0.1% në raport me vitin e kaluar, po me një rënie 6% në raport me vitin akademik 2017-2018. Brenda numrit të përgjithshëm të studenteve në disa degë ka rritje të numrit dhe në disa të tjera ka rënie drastike.

Sipas fushave të studimit, “Biznes, administrimi dhe Ligji” kishin në degët e tyre këtë vit 32,337 studentë me një rritje vjetore 3.4% dhe 6.6 për qind në krahasim me katër vite më parë. Kjo fushë studimi ka përthithur 26% të totalit të studentëve, duke qëndruar për vite me radhë në krye të preferencave edhe pse nevojat e tregut për këto profesione kanë mbingopje.

Në këtë vit akademik rritjen më të madhe të numrit të studenteve i pati fusha e studimit “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me rreth 22 mijë studentë ose 18.2 për qind të totalit me një rritje 10% në raport me një vit më parë dhe 20% me katër vite më parë.

Fusha e dytë më rritjen më të lartë vjetore të numrit të studentëve ishte “Shëndet dhe Mirëqenie” me 4,4% në këtë vit akademik dhe 11.6% në krahasim me katër vite më parë. Degët e mjekësisë dhe infermierisë po tërheqin një numër të madh studentësh nisur nga perspektivat më të mira të punësimit jashtë vendit.

Nga ana tjetër përgjatë një viti akademik po shihet një rënie e fortë në fushat e arsimit, bujqësisë dhe shkencave natyrore.

INSTAT zbuloi se në ketë vit akademi numri i studentëve pësoi rënien më të madhe 19% për “Bujqësinë, pyjet, peshkimin dhe veterinarinë”, ndërsa me raport më katër vite me parë në këto degë numri i studentëve ka pësuar tkurrje me 39%.

Pas bujqësisë rënia më e madhe vjetore ishte për degët e shkencave sociale dhe gazetarisë me 10.4%, ndërsa në raport me katër vite më parë, rënia ishte 24%.

Në shkencat natyrore në këtë vit akademik numri total i studentëve pësoi rënie me -7.5% dhe më katër vite më parë 28% dhe gjithashtu. Në sektorin shërbimeve pati një tkurrje vjetore -4.5% të studentëve, por gjithsesi ato janë 41% më shumë se në vitin 2017.

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...