Pentagoni thotë se Putini nuk ka arritur qëllimet strategjike dhe se Ukraina mundet të fitojë

Sipas zyrtarëve të Pentagonit, Ukraina mundet absolutisht të fitojë luftën kundër Rusisë dhe se Moska po vazhdon ta ketë vështirë të bëjë avancim drejt fronteve.

Lideri rus Vladimir Putin nuk ka arritur qëllimet e tij strategjike, dhe se mban nën kontroll vetëm një numër të vogël të popullatës, transmeton Telegrafi.

Ky njoftim nga Pentagoni vjen në kohën kur rreth 24 mijë ushtarë rusë kanë përfunduar tërheqjen e tyre përreth Kievit, por frika mbetet prezente se ata mund të jenë tërhequr për rigrupim dhe përgatitje më të mirë për ofensiva tjera në Ukrainë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Është e qartë se për momentin frika për pushtimin e Kievit nuk ekziston… por nuk dihen qëllimet e tyre afatgjatë”, ka thënë një zyrtar amerikan i Mbrojtjes në kushte anonimiteti.

“Trupat që po largohen nga zona dhe po tërhiqen në Bjellorusi dhe Rusi për rigrupim, nuk dihet se sa prej tyre në fakt do të rikthehen në Ukrainë”, shtoi ky zyrtar. /Telegrafi/

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...