Pelosi infektohet me COVID-19, takoi Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka rezultuar pozitive me COVID-19, një ditë pasi u shfaq pa maskë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden.

Zonja Pelosi bëri testin për Covid dhe rezultoi pozitive, aktualisht nuk ka simptoma, shkroi të enjten në rrjetin Twitter zëdhënësi i saj Drew Hammill. Ai tha se ajo kishte rezultuar negative kur kishte bërë një test në fillim të javës.

“Kryetarja është plotësisht e vaksinuar dhe ka marrë një dozë përforcuese. Ajo është mirënjohëse për mbrojtjen e fuqishme që i ka ofruar vaksina”, tha zëdhënësi Hammill. Zonja Pelosi “do të qëndrojë në karantinë në përputhje me udhëzimet e CDC dhe i inkurajon të gjithë që të vaksinohen, të marrin dozë përforcuese dhe të testohen rregullisht”.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden dhe zonja Pelosi kishin vetëm “ndërveprime të shkurtra gjatë dy ditëve të fundit” dhe se presidenti nuk u konsiderua si një kontakt i afërt, bazuar në udhëzimet e CDC, për një distancë afro dy metra mes individëve dhe një kohëzgjatje takimi më shumë se 15 minuta gjatë një periudhe 24-orëshe.

“Mbrëmë, si pjesë e rutinës së tij të rregullt të testimit, Presidenti rezultoi negativ”, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate. “Ai do të vazhdojë të testohet rregullisht. Presidenti i uron zonjës Pelosi shërim të shpejtë”.

Ndërkohë është shtyrë udhëtimi i planifikuar në Azi i një delegacioni të Kongresit që demokratja 82-vjeçare do të kryesonte.

CDC thotë të vaksinuarit plotësisht kundër COVID-19 dhe që kanë marrë një dozë përforcuese kanë shumë më pak gjasa të kenë simptoma të rënda apo të humbin jetën./VOA

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...