Çfarë duhet të konsumoni në muajin e Ramazanit?

Myslimanët në mbarë botën gjatë muajit të Ramazanit për iftar dhe syfyr përgatisin ushqime të veçanta dhe bëjnë përpjekje që kjo periudhë të kalojë në një atmosferë të hareshme dhe të bukur.

Në shumicën e rasteve iftaret janë prezenca e shume miqve dhe aty nuk mungon asgjë nga ushqimet Por çfarë bëjnë ata gabim dhe çfarë duhet të konsumojnë? I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA, nutricionisti

Altin Joka foli për ushqimet që duhen konsumuar në muajin e Ramazanit dhe për gabimet që bëjnë në mënyrën e konsumimit të gjithë ata që agjërojnë.

Benefitet e agjërimit

Organet lehtësohet, trupi merr benefite, ulim peshën trupore, luftojmë sëmundje kronike, në muajin e Ramazanit. Agjërimi është futur si praktikë ndërkombëtare. Në agjërim ndodh autofagjia, shpëtim i trupit, detoksifikim, na ulet mosha metabolike, na shtohet jetëgjatësia.

Procesi i agjërimit nëpërmjet autofagjisë po përdoret për sëmundjet kronike, tumorale, dhe sëmundje si Alzhejmeri, Epilepsi, Parkinson etj.

Çfarë duhet të hamë? 

Kur ushqehemi ne prodhojmë insulinë, sa më shumë prodhojmë insulinë, aq më shumë ndodh autofagjia.

Gjatë agjërimit duhet  të mos ushqehesh për 14, 15 ose 16 orë. Ose në vendet nordike deri në 20 orë. Është e vështirë sidomos për ata që e kanë për herë të parë.

Duhet ndjekur nje dietë e balancuar. E para gjë që duhet bërë është eleminimi i rrethit të kuq.

Yndyrnat, karbohidratet, proteinat shtazore, sheqernat dhe kripërat.

Agjërimi është proces që njerëzit e nisin me gotën e ujit dhe hurmat arabe. Uji është pozitiv. Hurmat kanë sheqer natyral. I japin trupit energji dhe nivele te larta mineralesh. Janë të tretshme.  E nisim kështu iftarin për të ulur thelbin e urisë.

Në vakte duhet të ketë një pjatë supë së pari. Nëse konsumojnë shumë ushqim trondisin metabolizimin. Supë me kocka të mishit, me perime, me kërpudha, thjerrëza, qiqra, supë peshku, pulë.

Së dyti, në iftare vihet shumë pak sallata. Ajo duhet të jetë kryesore. Ka shumë ngjyra, dhe nga aspekti vizual edhe syri ngopet , përveç vlerave ushqyere. Ka vitamina, proteina, ka nivel uji, deri në 70%.

Gabimi më i madh që bëhet është konsumimi i ushqimit shumë shpejt. E nisin ushqimin me pjata me prodhime shtazore.

Të fundit

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...