Barcelona vetëm për fitore kundër Eintracht Frankfurtit, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja interesante mes skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt dhe gjigantit katalunas Barcelona, e vlefshme kjo për takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Për të siguruar biletën drejt çerekfinales, Barcelona në eliminatore e mposhti me rezultat 2:1 skuadrën e Galatasaray, ndërsa Frankfurti eliminoi me rezultat 3:2 Real Betisin.

Sa i përket formës momentale, Barça dukshëm ka treguar paraqitje bindëse, ku në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar katër fitore dhe një barazim, krahas Frankfurtit që ka katër barazime dhe një fitore.

Të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve sot, ku për skuadrën gjermane nuk do të paraqiten Ramaj dhe Lenz, kurse te Barça mungojnë Alves, Depay, Dest, Fati, Roberto, Umtiti dhe De Jong.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Eintracht Frankfurt (3-4-3): Trapp; N’Dicka, Hinteregger, Tuta; Kostic, Sow, Jakic, Knauff; Kamada, Borre, Lindstrom

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Araujo, Pique, Garcia, Alba; Pedri, Busquets, Gavi; Aubameyang, Traore, Torres

Të fundit

Ukrainë, sulmet ruse detyrojnë ndaljen emergjente të energjisë elektrike

Ukrainë, sulmet me raketa ruse detyrojnë ndaljen emergjente të...

Moti për ditën e sotme

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga...

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...