Avokati goditet në zyrë nga klienti, Dhoma e Avokatisë Fier dënon ngjarjen

Një avokat në Fier ka rënë pre e dhunës për shkak të detyrës.

Shtetasi A. O., 38 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta është kanosur dhe goditur në zyrën e tij të avokatisë nga shtetasi E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga pokicia e Fierit dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për ngjarjen reagoi dhe Dhoma e Avokatisë në Fier, duke e cilësuar një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm.

Dhoma e Avokatisë i bën thirrje strukturave të Policisë Fier të impenjohen maksimalisht për gjetjen dhe arrestimin e autorit.

Të fundit

30 vendime për doganierët, Hasani: Ndjehem i plotësuar

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30...

Shota Baraliu: Ronaldon e kam të preferuar, kam parë ëndërr sikur u martova me të

Aktorja Shote Baraliu, ka thënë se Ronaldo braziliani është...

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot do...