RrGK lanson raportin “Diskriminimi me Bazë Gjinore dhe Punësimi ne Kosovë”

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) nesër, më 7 prill, nga ora 10:00-12:30, në Hotel Sirius në Prishtinë, do të lansojë botimin e dytë të raportit Diskriminimi me bazë Gjinore dhe Punësimi në Kosovë.

Raporti analizon dhe identifikon mangësitë në kuadrin ligjor përkatës sipas ligjeve të Bashkimit Evropian (BE) për barazi gjinore; praninë dhe natyrën e diskriminimit me bazë gjinore lidhur me punësimin; shkallën në të cilën njerëzit kanë paraqitur ankesa për këtë diskriminim; si i kanë trajtuar institucionet rastet e tilla, si dhe rekomandimet për secilin aktor përkatës. Ky botim i dytë i raportit përfshin periudhën që nga viti 2018, dhe kështu shërben si përditësim i hulumtimit bazë me po të njëjtin titull të botuar në vitin 2018.

Ftohen mediat të ta përcjellin këtë ngjarje.

Ky hulumtim është financuar nga Bashkimin Evropian (BE) dhe është bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida).

Të fundit

Si të planifikohet një projekt

Çelësi  për një projekt të suksesshëm është në planifikimin...

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...