Megjithatë Orban ia kërkon Putinit armëpushimin

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban thotë se ai foli gjatë me presidentin rus Vladimir Putin më herët sot dhe i kërkoi atij të vendoste një armëpushim në Ukrainë. Ai tha në një konferencë shtypi se kishte ftuar Putinin për bisedime paqeje në Hungari, së bashku me presidentët ukrainas dhe francezë, si dhe kancelarin gjerman, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ai thotë se përgjigja e Putinit ishte “pozitive, por me kushte”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Orban u tha gjithashtu gazetarëve se ai nuk do të dorëzohej para presionit për të zgjeruar sanksionet ndaj importeve të naftës dhe gazit nga Rusia.

Ai thotë se është i përgatitur të paguajë rubla për gazin rus, duke thyer radhët me Bashkimin Evropian, i cili ka kërkuar një front të bashkuar për të kundërshtuar kërkesën e Moskës për pagesë në monedhë.

Nacionalisti Orban shihet se ka marrëdhënie të ngrohta me Rusinë dhe i përshkroi burokratët e Brukselit dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky si “kundërshtarë” në fjalimin e tij të fitores pasi ai u rizgjodh këtë javë.

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...