I tha se do t’i bjerë maska, modelja ruse pendohet për Don Xhonin

Nuk ka shumë muaj që kur Don Xhoni kishte konfirmuar lidhjen e tij me modelen ruse.

Por, gjërat siç duket nuk shkuan mirë, dhe dje ishte vet Ariana Lirey ajo që konfirmoi ndarjen nga reperi shqiptar.

Dyshja kanë thumbuar njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës në Instagram.

Modelja nga Rusia shprehet se janë ndarë për shkak se janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Të dashura media. Përpara se të shkruani për ndonjë gjë, jeni të sigurt për atë që shkruani 100 për qind. Ndarja jonë ishte vendimi i ynë, ose i imi. Për dikë është e rëndësishme jeta familjare, fëmijët dhe shtëpia, për dikë tjetër makinat, karriera dhe femrat. Ne jemi njerëz dhe të gjithë jemi të ndryshëm.

As ai dhe as unë nuk jemi njerëz të këqij. Mos flisni keq as për atë e as për mua. Do të gënjeja nëse do të thosha që jam mirë. Jo, por do të përpiqem. Në fund, çdokush do të jetë i lumtur”.

Ky reagim vjen pasi modelja iu drejtua reperit duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. “Ti je mësuar që të jesh i admiruar nga të gjithë, andaj qëndro me këtë. Ti bën muzikë të mirë, por do të hiqet maska e djalit të mirë.”, shkruante mes të tjerash modelja.

Këto fjalë, modelja i shkroi pasi reperi tha se lidhja kishte marrë fund ndërsa e këshillonte që të mos luajë viktimën dhe të mos bënte drama në Instagram.

Ndryshe, dyshja kanë konfirmuar lidhjen javë më parë në Dubai, por që nuk i zgjati shumë.

Image

Instagram/Ariana Lirey

Të fundit

Shota Baraliu: Ronaldon e kam të preferuar, kam parë ëndërr sikur u martova me të

Aktorja Shote Baraliu, ka thënë se Ronaldo braziliani është...

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot do...