Thaçi: Dy të tretat e maqedonasve mbështesin Rusinë

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi për “Click Plus” në “TV21” tha se dy të tretat e maqedonasve mbështesin Rusinë.

“Është fakt që dy të tretat e maqedonasve mbështesin Rusinë, është shumë e qartë. Fat i mirë këtij vendi, e sidomos shqiptarëve, që kemi një parti si LSDM-ja, e cila ka marrë guximin politik për t’i zgjidhur këto çështje, probleme disa dekadash, sidomos në raport me shqiptarët. LSDM po i humb zgjedhjet ndaj forcave nacionaliste në vend”, tha Thaçi.

Ai gjithashtu tha se partitë shqiptare përfundimisht duhet të mblidhen bashkë dhe të iniciojnë ndryshime kushtetuese, kjo me qëllim që të hiqet 20% në Kushtetutë.

“Pse mos të bëjmë një iniciativë dhe të ulemi. Sa parti jemi? Tre. E thirrmi edhe Kastriotin dhe të tjerët.

Deputetët shqiptarë që nuk janë në qeverisje, nuk do të jenë kundër kësaj. Kush mund të jetë kundër kësaj? Opozita maqedonase. Ne mund të flasim shumë hapur me ata. Ne kemi një konsensus si parti shqiptare dhe nëse ju nuk jeni të gatshëm ta pranoni, bëheni gati të qëndroni 100 vjet në opozitë”, shtoi Thaçi.

Të fundit