Të gjithë e duan Asllanin

Kristjan Asllani është kthyer në një prej talenteve më premtues në Serinë A, duke zënë një vend të rëndësishëm në formacionin e Empolit dhe duke marrë vëmendjen e ekipeve më të mëdha italiane.

Në një intervistë për mediat italiane, agjenti i 20-vjeçarit ka folur për të ardhmen që ai do të ndjekë, duke hequr nga lista ekipet si Interi apo Milani.

“Nuk mendoj se do të shkojë as te Interi e as te Milani, por nuk mund t’ju a them destinacionin e tij tani.

Asllani duhet të shkojë në një ekip që të tregojë veten. Napoli, Fiorentina apo Sasuolo? Nuk i dihet kurrë, ne na ngelet veç se të presim. Gjithsesi ky është mendimi im”, është shprehur Çenoli.

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...