Suedia do të dëbojë tre diplomatë rusë

Suedia ka njoftuar se do të dëbojë tre diplomatë rusë për të cilët thotë se nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare, transmeton “Bota sot”.

Ministrja e Jashtme Ann Linde tha: 

“Sot, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur të dëbojë tre diplomatë rusë, puna e të cilëve në Suedi nuk është në përputhje me Konventën e Vjenës.”

Ky vendim vjen pasi Franca dhe Gjermania urdhëruan gjithsej 75 diplomatë rusë të largoheshin pas krimeve të dyshuara të luftës nga forcat e Moskës në qytetin ukrainas Bucha.

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...