​Rooney: Pogba më mirë të largohet nga Manchester United

Ikona e Manchester United, Wayne Rooney, ka thënë se ndoshta është koha që Paul Pogba të gjejë një klub të ri.

Blerja më e shtrnjtë e “Djajve të Kuq” u kthye në “Old Trafford” me shumë bujë në vitin 2016, por deri më tani ka dështuar të përmbushë pritjet krahasuar me çmimin e lartë të paguar për shërbimet e tij.

Dhe me kontratën e francezit që i mbaron në verë, Rooney mendon se është koha që 29-vjeçari të vazhdojë përpara dhe të kërkojë një klub të ri.

“Unë mendoj se është arritur në pikën tani ku ndoshta është më mirë nëse ai largohet”, tha Rooney për “Sky Sports”.

“Nëse Paul është i sinqertë me veten, ai ndoshta nuk ka pasur ndikimin që do të donte që kur u kthye. Unë e shikoj atë duke luajtur për Francën dhe është një lojtar krejtësisht tjetër. Aftësia e tij, vizioni i tij, kontrolli i lojës është aty në çdo ndeshje për Francën. Nuk ka funksionuar shumë për të në Manchester United dhe mendoj se ka disa lojtarë që duhet të lirohen”.

I shtyrë se pse nuk ka funksionuar loja e Pogbas në “Old Trafford”, Rooney shtoi:

“Nuk ka pasur një trajner të vendosur që nga koha e Alex Ferguson. Pra, kushdo që hyn, bordi duhet t’i japin atij kohë për të krijuar marrëdhënie me lojtarët”, tha Rooney në fund.

Për mesfushorin francez mediat shkruajnë se ka interesim nga Juventusi dhe Real Madridi.

Të fundit

Pak ditë para protestës së 6 dhjetorit, Meta shkon në selinë e PD për të takuar Berishën

Meta pritet të takohet me kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa...

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...